Dy shqiptarë një djalë dhe një vajzë u arrestuan sot në Itali, Vanchiglia, ndërkohë që iu gjet edhe një sasi e madhe drogë e fortë e llojit kokainë.
Sipas burimeve, në pranga përfunduan shtetasi Arbër Saliasi, 27 vjeç dhe Kleodora Balla, 28-vjeçe, banues në Corso Regina Margherita.
“La Stampa” raporton se çifti u arrestua për posedimin e një sasie prej 7 kg kokainë, e ndarë në 2 pako të mëdha dhe 6 pako të vogla.
Policia ngriti dyshimet kur kontrolluan çantën e gruas ku gjetën disa fatura energjie.
Forcat e rendit gjeten çelësat e banesës në reçipetat e të arrestuarës, e cila mohoi rastin.
Agjentet e antidroges, sekuestruan edhe 34 300 euro. Nëse lënda narkotike do të shitej në treg, do të kapte vlerën e 1.5 milionë eurove.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/