“Fitore historike dhe të jashtëzakonshme”, e ka quajtur ish-kryeministri Sali Berisha, fitoren e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump.
Duke evidentuar faktin se Shqipëria dhe shqiptarët kanë në SHBA, mikun dhe aleatin e tyre më kryesor, Berisha u shpreh më tej se “marrëdhëniet strategjike miqësore të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA do njohin horizonte të reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato të kreut të ekzekutivit shqiptar që shprehin thjesht desekuilibrin e tij mendor”.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Donald Trump zgjidhet presidenti i 45/te i SHBA!
Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!
Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtezakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA. Fitorja e tij eshte historike, pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtepine e Bardhe. Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!
Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.
Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aletatin e tyre me kreyesor. Me kete rast shpreh bindjen se marredheniet strategjike miqesore te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA do njohin horizonte te reja dhe nuk do ndikohen nga deklarata si ato te kreut te ekzekutivit shqiptar qe shprehin thjesht dezekujlibrin e tij mendor. Prandaj dhe le t’i percjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapo zgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/