Basha: Fitorja e Trump, mesazh kuptimplotë për demokracinë shqiptare që po kalon...

Basha: Fitorja e Trump, mesazh kuptimplotë për demokracinë shqiptare që po kalon ditë të errëta!

98
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha përgëzoi sot Donald Trump.
Për mediat ai tha se me fitoren e tij i dha mesazh mbarë botës, se në demokraci vendos vota.
“I dërguam nëpërmjet ambasadorit Lu urimet më të përzemërta në emër të së djathtës shqiptare dhe të shumicës dërrmuese të shqiptareve për zgjedhjen e tij si President. Ky është mësim i çmuar që populli amerikan i dha mbarë botës se vota që është ajo që vendos në demokraci, se fatin e përcaktojnë vetë amerikanët. Ky është një mesazh kuptimplotë në demokracinë shqiptare që po kalon ditë të errëta”, tha Basha.
“Vendimi është i popullit amerikan, urimet më të përzemërta për zgjedhjen e tij, besoj se do shërbejë edhe për forcimin e marrëdhënieve dhe rimëkëmbjen e demokracisë shqiptare”.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha

Z. Basha kemi një President të ri në Amerikë, së pari komenti juaj për këtë çështje?

Basha: Unë ndodhem sot këtu për t’i përcjellë përmes ambasadorit Donald Lu, Presidentit të zgjedhur Donald Trump urimet më të përzemërta në emrin tim, në emrin e demokratëve shqiptarë, të djathtës shqiptare, të opozitës shqiptare, dhe jam i bindur të shumicës dërrmuese të shqiptarëve  për zgjedhjen e ti si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Ky është një mësim i çmuar demokracie që Shtetet e Bashkuara, populli amerikan i dhanë sot mbarë botës, Europës, Shqipërisë dhe shqiptarëve se vullneti i qytetarëve, vota e qytetarëve është ajo që vendos në demokraci, se fatin e njerëzve, fatin e qytetarëve në demokraci e përcaktojnë vetë qytetarët. Dhe ky është një mesazh veçanërisht i çmuar në këto ditë të errëta për demokracinë shqiptare. Është një mesazh kuptimplotë që kam një besim të madh se do të frymëzojë edhe këtu në Shqipëri një bashkim të qytetarëve me besim të madh te demokracia, te vota e lirë e cila nuk mund dhe nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion dhe nga asnjë aleancë kundër interesit qytetar. Interesi qytetar triumfon sa herë që qytetarët janë të bashkuar.
Edhe një herë dua të përsëris  vlerësimin tim, të Partisë Demokratike, të opozitës shqiptare për këtë proces të mahnitshëm demokracie. Në fund të fundit vendimi është i popullit amerikan, populli amerikan ka vendosur.
Urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur Donald Trump!
Dhe jam i bindur që zgjedhja e tij dhe marrja e detyrës nga ana e tij në muajt e ardhshëm do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të shërbejë patjetër për forcimin dhe rimëkëmbjen e demokracisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY