Përmbytje të mëdha janë duke ndodhur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa Tirana është paralizuar.
Bashkia e kryeqytetit është mjaftuar vetëm me paralajmërime, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për të shmangur këto probleme apo për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Kjo video tregon disa pamje të filmuar tek 9-katëshet në Tiranë. Ai tregon se një grua për pak sa nuk ka humbur jetën, pasi ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.
Po ashtu në vend nuk ka pasur asnjë ndihmë, as polici dhe as punonjës bashkie. Kanë qenë shoferët dhe kalimtarët që i kanë dhënë ndihmën asaj, që të shpëtonte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/