Taulant Balla deklaroi sot se Majlinda Bregu votoi kundër qëndrimit të opozitës për përcaktimin e problemeve që ka Shqipëria në plotësimin e prioriteteve që sigurojnë hapjen e negociatave.
Sipas tij ajo bashkoi votat me ato të mazhorancës në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqiperi, votim i cili përbën precedent për këtë mbledhje e cila edhe pse nuk arrin prej vitesh në një deklaratë të përbashkët nuk ka aplikuar votimin.
Ndërkaq deputeti i PD, Aldo Bumçi tha në një prononcim për televizionet në Tiranë se Bregu mbështeti amendamentet e PD-së
Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka sqaruar qëndrimin e përfaqësuesve të opozitës në takimin e sotëm në Bruksel, gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqiperi.
“Atë e hodhën në votë, konsensusi nuk është votë. Shumica votoi kundër propozimeve tona, kur ne bëjnë propozime për të përmirësuar një paragraf, që nuk gjen mbështetje, atëherë nuk mund të kemi një deklaratë të përbashkët. Sa për votën e Bregut, në dijeni time ajo ka mbështetur amendamentet e PD-së. Ajo që thuhet është një përpjekje për të treguar imazh sikur ka qendrime të ndryshme në PD, amendamentet tona u votuan edhe nga Bregu, kjo tregon qartë qëndrimin e saj”- tha Bumçi.
Vetë Majlinda Bregu ka publikuar një deklaratë përmes së cilës nuk përgjigjet drejtëpërsëdrejti cështjes nëse ishte pro qëndrimit të opozitës për problemet që ka qeverisja në vend. Ajo e tejkalon këtë problem duke konsideruar se ka qenë dhe është gjithnjë për integrimin e Shqipërisë në BE ashtu sic është edhe qëndrimi historik i PD.
“Ne qëndrimet e mia gjate ketyre viteve ne opozite në Bruksel a kudo jam ndodhur,kam mbrojtur përpjekjet 25 vjeçare të Partisë Demokratike dhe ëndrren e demokratëve shqiptarë për ta parë Shqipërinë në Evropë.
Kam mbrojtur po ashtu punën time 7 vjeçare si Ministre e Integrimit dhe qëndrimet programore të PD për të nxitur anetaresimin e shpejte të Shqipërise ne BE.
Edhe sikur të dua unë apo Lulzim Basha të bllokojme Integrimin e Shqiperise ne BE, nuk na lejon historia jonë”, thotë Bregu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/