Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti paralajmëroi përkeqësim të situatës nga përmbytjet në ditët në vijim, pasi sipas reshjet do të vijojnë deri në fundjavë.
Panariti deklaroi se duhet të përgatitemi për situatë edhe më kritike.
“Duhet të përgatitemi për një situatë më kritike. Kanalet e ujërave të larta janë të mbushura plot, por po e tërheqin ujin jashtë tokave bujqësore. Për momentin nuk kemi një situatë të rëndë, por shërbimi meteorologjik na paralajmëron që deri në fundjavë do të kemi një situatë të përkeqësuar. Për 24 orë kanë rënë 100 mm shi, gjë e pazakontë. Dhe shirat tani kanë marrë karakter tropikal, me shumë intensitet dhe mbetet për tu parë si do të vijojë situata më tej”, u shpreh Panariti.
Ai i bëri thirrje qytetarëve qytetarët që t’i përgjigjen apelit të Shtabit të Emergjencave, nëse duhen evakuuar në ato zona ku ka rrezik real nga përmbytjet.
“Qëllimi jonë është parandalimi i humbjeve të jetëve njerëzore. Nuk ka më të rëndësishme se jeta njerëzore, prandaj duhet të respektojnë të gjitha udhëzimet që vijnë nga Shtabet e Emergjencave”, tha ministri i Bujqësisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/