MOTI/Nesër më keq se sot, ja zonat e rrezikuara

MOTI/Nesër më keq se sot, ja zonat e rrezikuara

75
0
Shares

Gjendja e motit në vendin tonë do të përkeqësohet. Lajmi bëhet i ditur nga sinoptikanët, duke dhënë alarmin. Sinoptikania Lajda Porja, duke folur sot për mediat ka thënë se situata pritet të përkeqësohet pas mesnatës dhe paraditen e nesërme në gjithë vendin, por më problematike do të jetë në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Po ashtu ajo flet dhe për qytetet më të rrezikuara, të cilat sipas saj janë Gjirokastra dhe Saranda.“Gjatë orëve në vijim dhe në orët e mbrëmjes do kemi pauza të shirave por do vazhdojnë. Pas mesnatës zhvillim të vranësirave. Shira me intensitete do ketë pjesa qendrore dhe jugore. Problemi mbetet në zonat qendrore dhe jugore. Gjirokastra dhe Saranda pritet të kenë 90 mm deri në 100 mm shi gjatë orëve në vijim”, tha Porja.

Sipas saj, deri në orët e mbrëmjes shirat do jenë prezentë por nuk do ketë problem.“Problemet do jenë gjatë natës dhe në orët e paradites së nesërme. Në Gjirokastër dhe Sarandë situata do jetë më problematike. Në Tiranë ka patur 103 mm shi në 5-6 orë. Shkodra, Lezha, laçi, Kruja e Burreli do kenë reshje por më pak, 30-40 mm. Problematike një pjesë e qendrës dhe zonat jugore, kryesisht Gjirokastra dhe Saranda. Në këto zona pritet edhe erë e fortë, kryesisht deti. Pritet të përmirësohet situata nesër pasdite dhe gjatë të mërkurës dhe të premtes. Në zonat malorë në ditët në vijim do ketë edhe reshje bore. Nga e mërkura do bien temperatura. Pritet situata në përmirësim pas natës së sotme”, tha Porja.vp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY