Pas situtates se krijuar per shkak te reshjeve, me urdher te ministrit te Puneve te Brendshme prane cdo Prefekture jane mbledhur Shtabet e Emergjencave.
Zonat me problematike per momentin jane:
Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë është e bllokuar nga vërshimi i ujërave.
Aktualisht niveli i ujit në kthesa e Kasharit është 50 centimetra.
Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Ndërkohë disa banesa në kthesën e Kasharit rrezikohen të përmbyten.
Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit.
Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe – Shkodër, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.
Gjithashtu keshillohet qe fëmijët të mos lëvizin te pa shoqëruar nga të rriturit.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg lumenjve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/