Lulzim Basha: Amendamentet e PD, mos i shihni me sytë e Taulant...

Lulzim Basha: Amendamentet e PD, mos i shihni me sytë e Taulant Ballës

65
0
Shares

Lulzim Basha përjashton çdo mundësi se amendamentet e depozituara nga demokratët në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asocimit kishin si qëllim bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Shiheni me sytë tuaj dhe jo me sytë e Ballës. Ne kemi kërkuar ato që janë edhe qëndrim i njohur për BE. Çdo gjë tjetër është manovër për dështimet e Ramës për 5 prioritete lidhur me rekomandimet”.
Këtë qwndrim Basha e bëri pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Unionit të Ekspertëve Mjedisor Shqiptar, me të cilët ripërsëriti qëndrimin e Partisë Demokratike për mos lejimin e importit të mbetjeve në vend dhe mbajtjen e një referendum.
Në këtë takim Basha solli në vëmendje dhe vendimin e koncesionarit për tu tërhequr nga ndërtimi i impiantit të djegieve në Fier. Basha tha se vendimi për tu tërhequr në një kohë kur është pezulluar ligji i mbetjeve tregon se interesi i koncesionarit dhe Edi Ramës nuk ishte përpunimi i mbetjeve vendase, por i atyre që kishte planifikuar qeveria të sjellë nga Europa. Basha theksoi se PD, siç e ka bërë të ditur, do të respektoi vullnetin e qytetarëve për importin e mbetjeve dhe çdo çështje që ka sensibilitet publik ,sot në opozitë e nesër në qeveri.
Për Partine Demokratike qytetarët duhet të lejohen të vendosin vetë, për lejimin ose jo të importit të plehrave.

Basha: Takimi me ambientalistët ishte në frymën e bashkëpunimit. Qëndrimi i Partisë Demokratike, është i qartë: pranimi i dekretit të Presidentit, ndalimi i importit të plehrave deri sa populli të shprehet me referendum dhe për këtë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë fuqimisht në krah të qytetarëve, të interesit qytetar, të shoqërisë civile, e cila është e angazhuar fuqimisht dhe dua t’i përshëndes.

Pyetje: Z. Basha, janë amendamentet e Partisë Demokratike një thirrje kundër hapjes së negociatave nga Bashkimi Europian?
Basha:
Jo.

Pyetje: Z. Basha përse duhen ato amendamente? Çfarë ju rëndonte ju një caktim date, një shprehje vullneti nga Partia Demokratike për hapjen e negociatave?
Basha:
Kush tha që na rëndonte?

Pyetje: Një vizë e hequr atje do të thotë që ju rëndon.
Basha:
Ju ftoj që ta shikoni me sytë e objektivitetit qytetar dhe jo me sytë e Taulant Ballës. Ne s’kemi kërkuar asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa ç’kërkon Bashkimi Europian: plotësimin e pesë kritereve; zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftë kundër drogës. Këto janë qëndrime të njohura të Bashkimit Europian, këto janë qëndrime të njohura të opozitës, përfaqësojnë interesin publik të qytetarëve. Gjithçka tjetër është manovër për t’i hedhur hi syve qytetarëve dhe për të hequr vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës ne drejtim të pesë prioriteteve, dhe në veçanti sa i përket dekriminalizimit, luftës kundër drogës dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

lulzim basha, ambientalistet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY