Genc Pollo zbulon vendimin e Komisionit Europian: Do të jetë me kushtëzime...

Genc Pollo zbulon vendimin e Komisionit Europian: Do të jetë me kushtëzime deri me…

44
0
Shares

Deputeti i PD, Genc Pollo që ishte dje në debatin e zhvilluar në Bruksel gjatë diskutimit të situatës në Shqipëri thotë se vendi nuk ka kënaqur kërkesat e BE dhe se rekomandimi do të shoqërohet me kushte.

Pollo deklaron se vendimi mund të merret edhe në maj të 2018, gjë që thuhet për herë të parë.

“Është pothuajse e ditur se rekomandimi i nesërm i Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të jetë me kushtëzime dhe vendimi i vendeve anëtare të BE-së për këtë, do të merret ne fund te vitit 2017 ose ne maj 2018.

Kjo nuk ndryshon çfarëdo që të thotë a të bëje PD, PS dhe eurodeputetët. Sot në Bruksel përfaqsuesit e PD votuan që BE të ketë si kushte dekriminalizimin e shtetit, dekanabizimin e fushave@maleve, zgjedhje të lira e të ndershme e anullimin e konçesioneve (PPP) gjakpirëse. Kjo është mënyra më e mirë sesi Bashkimi Europian mund të ndihmojë shqiptarët e shtetin e tyre gjatë 12 muajve të ardhshëm. Si dhe me një vendim pozitiv për negociatat ne dhjetor 2017 apo maj 2018. Llafet e tjera janë lloqe hedh-hi-syve”, deklaron Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY