Këto janë zonat me problematike deri të paktën një orë më parë, sipas Meteoalb.
Sipas Meteoalb, mësohet se pas rrebeshit të mëparshëm, Tirana regjistroi nje total prej 103 mm shi në vetëm 5 orë. Kjo sasi, referuar normës mujore të reshjeve të Nëntorit për qytetin e Tiraneës, vlerësohet në masën 63%.
Shirat intensive do të vijojnë deri në orët e pasdites ku problematike situata do të jetë në qendër të territorit. Tirana, Kruja, Laçi, Durrësi, Lezha pritet të kenë sërish përmbytje. Sonte gjatë natës do të ketë probleme të mëdha në Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Sarandë ku shirat do të jenë me intensitet të lartë.
Pritet që nesër në mesdite të ketë dobësim të shirave për tu rikthyer sërish në mbrëmje por me intensitet disi më të ulët, bëjnë të ditur më tej burime nga Meteoalb.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/