Eduard Halimi: Opozita nuk ka pse fsheh plehrat në Bruksel

Eduard Halimi: Opozita nuk ka pse fsheh plehrat në Bruksel

76
0
Shares

Edhe deputeti tjetër i PD-së, Eduard Halimi i cili mori pjesë në diskutimet e zhvilluara në Bruksel dje dhe sot ka shpjeguar se qëndrimin e opozites në Bruksel.

“Droga ne cdo cep te vendit zgjedhje te blera me parate e droges, trafikantet e droges dhe prostitucionit ne parlament, perdhunuesit kryetare bashkie, deputete qe marrin fonde publike nga taksat e qytetareve, reforme reale ne drejtesi qe te fshije‎ nga faqja e dheut te gjithe sa me siper!

Kete tha opozita ne Parlamentin Europian dje dhe sot duke mbeshtetur pa ekuivok endren europiane te shqiptareve, sakrificat e qytetareve te thjeshte.

Opozita nuk duhet ti fshehe plehrat poshte tapetit para miqve europiane. Hipokrizia ndihmon plehrat poshte tapetit por kurrsesi nuk ndihmon qytetaret e thjeshte shqiptare. Kjo eshte e verteta e thjeshte”, deklaroi Halimi.

Po sot deputeti demokrat ka mbjatur një diskutim në lidhje me ligjet e reformës në drejtësi që janë refuzuar nga opozita.

“Komisioni i Venezias ne dhjetor 2015 permbysi draftin qeveritar të reformës në drejtësi ne 86 paragrafe nga 138 qe kishte gjithsej pasi e gjeti ate ne shkelje te rende te KEDNJ dhe ne perpjekje flagrante per kapjen e drejtesise.

Serish komisioni i Venecias ne mars e rrezoi draftin ne 44 paragrafe nga 89 qe kishte gjithsej pasi e gjeti ne shkelje te rende te KEDNJ ne 21 paragrafe, dhe ne perpjekje flagrante te kapjes se drejtesise ne 23 paragrafe”, tha Halimi ndërsa në vijim ka shpjeguar se pse opozita dërgoi në Kushtetuese ligjin e vetingut.

“Qeveria me ligj kerkon qe vetingun ta beje KM me 3 drejtore qe emerohen dhe shkarkohen nga KM,dhe qe jane sekretare politike ne PS. A kemi prova per kete? Kemi. Qeveria thote se vetingun do ta beje drejtori i DPPP por zoteria Alket Hyseni eshte sekretar politik i statutit te PS. Qeveria ka miratur ligjin qe drejtori i SHKB se policise dhe drejtori i informacionin te klasifikuar, qe jane funksionare politike ne parti dhe qeveri bashke me sekretarin politik te statutit te partise të bëjnë vettingun. Ky lloj vetingu me sekretare politike te partive politike eshte i papranueshem. Kjo padyshim qe e ben procesin selectiv me qellim mbajtjen nen presion e kontroll te drejtesise. Veting me sekretare politike te partise socialiste apo demokratike nuk mund te kete. Qofshin te Edi Rames, Ilir Metes sot apo Lulzim Bashes neser. Ndaj dhe opozita e coi ne GJK, dhe tani pritet verdikti i arbitrit: Komisionit te Venecias nese ligji eshte ne perputhje me KEDNJ apo jo. E njejta gje po ndodh edhe me zgjedhjen e antareve te qeverisjes gjyqesorit ku qeveria ndryshoi brenda nates 104 nene pa i diskutuar me opoziten, dhe se ka perpjekje flagrante per kapjen politike te institucioneve te drejtesise”, ka deklaruar deputeti i PD-së, Eduard Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY