Deputetja Dhurata Cupi falenderon pilotët që shpëtuan familjen Xhetani

Deputetja Dhurata Cupi falenderon pilotët që shpëtuan familjen Xhetani

69
0
Shares

Rama duhet të lërë hipokrizinë dhe të nxjerrë trupat në terren të ndihmojnë njerëzit në nevojë, deklaroi sot deputetja e PD-së, Dhurata Cupi, ndërsa tregoi edhe historinë dramatike të familjes Xhetani.

“Dua të falenderoj fillimisht pilotët që shpëtuan sot familjen e Medi Xhetanit e cila prej orësh ishte në mëshirè të fatit.

Në mënyrë intensive kam komunikuar sot duke i kërkuar ministres se mbrojtjes të ndërhynte për te ndihmuar këtë familje.

Teksa oret kalonin e situata perkeqesohej, falë ekranit të neës 24 pata mundësine qe ta bej apelin publikisht dhe vetem atehere u reagua.

Ndaj i them Edi Rames lere hipokrizine dhe propaganden por urdhero strukturat shteterore te dalin ne terren dhe te ndihmojne njerezit se jane ne pike te hallit. Te ndihmojne qytetaret edhe kur ia kerkojne deputetet e opozites, e jo vetem kur detyrohemi te denoncojme permes medias.

I duhej nje foto Edi Rames për FB dhe mire beri, por do ishte e ndershme që të kujtohej edhe per te ngushelluar 3 familjet qe humben sot familjaret e tyre”, deklaroi deputetja Cupi.​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY