Policia financiare e portit të Barit informon se në mëngjesin e sotëm ka arrestuar një shtetas spanjoll 48 vjeç i cili kishte udhëtuar nga Shqipëria në Itali me tragetin e linjës.
Në makinë e tij të tipit Citroen C4 Picasso janë gjetur 9 kg marijuanë.
Lënda narkotike ishte fshehur në serbatorin e benzinës, zhytur plotësisht në karburant, izoluar me celofan e spërkatur me pluhur kafeje për të eleminuar erën e marijuanës.
Droga u zbulua nga financa italiane falë një kontrolli të imët të makinës me prejardhje nga Shqipëria e dyshimin që solli një vrimë e hapur në sediljen e pasme të autoveturës, e cila kishte lidhje të drejtpërdrejtë më serbatorin e benzinës.
Akuza ndaj shtetasit spanjoll është trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike e gjendet i mbyllur në strukturën e vuajtjes së dënimit në qytetin e Barit deri në pritje të procesit gjyqësor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/