Vdes papritur pronari i Spitalit “Hygeia”

Vdes papritur pronari i Spitalit “Hygeia”

108
0
Shares

Nuk është e mjaftueshme të jesh pronar i një spitali të madh privat për ti shpëtuar goditjes në zemër. Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare biznesmeni i njohur grek Andreas Vgenopoulos pas një ataku kardiak. Vgenopoulos është i njohur edhe në Shqipëri, pasi pjesë e investimeve të tij është edhe spitali i njohur privat “Hygeia”.

Madje në ceremoninë e inagurimit të tij 6 vite më parë ai ndodhej në Shqipëri, i shoqëruar nga ish-kryeministri Berisha. 63-vjeçari ishte një prej biznesmenëve më të mëdhenj të Greqisë në këto 10 vitet e fundit.

Vgenopoulos zotëronte aksione të klubit të futbollit “Panathinaikos”, si dhe ishte pronari i kompanisë ajrore “Olympic Airlines”. Në vitin 2012, Vgenopoulos u akuzua si njeriu që shkaktoi krizën bankare të Qipros.

Ndaj tij s’kanë munguar as akuzat për praktika kreditimi korruptive, por që ai i ka mohuar vazhdimisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY