Deputeti socialist Taulant Balla ka konfirmuar sonte përgjatë debatit mediatik me deputetin demokrat Aldo Bumci se BE nuk ka përcaktuar një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë duke e lënë atë të hapur .
“Loja e dates se kur hapen negociatat eshte nje loje kukamcefthi e Aldos me Lulin, sepse ne nuk presim nje date, po nje rekomandim pozitiv qe ti hape rruge procesit te hulumtimit apo screening sic quhet ndryshe, perpara celjes se tryezes se negociatave, ashtu sic eshte vepruar edhe me vendet e tjera te rajonit”, ka shpjeguar Balla.
Nëse kjo deklaratë e Ballës është e saktë nga ana e tij, atëherë gjithë skenari që u gatua sonte nga selia e PS lidhur me pengesat e PD-së për hapjen e negociatave bien.
PD, sipas gjithë tekstit dhe kontekstit të qeverisë po pengon një gjë që s’mund të pengohet pasi nuk egziston askund. Pra nuk ka një datë që ishte projektuar diku dhe qëndresa e opozitës e zhvendosi atë datë diku më larg.
Nëse PD bashkangjit axhendën e vet politike në dokumentin e Brukselit kjo është detyrë e opozitës. Por megjithatë ajo që konsiderohet axhendë e opozitës është në fakt axhendë e Brukselit e cila lidhet me cilësinë e zgjedhjeve, dekriminalizimin, reformën në drejtësi me konsensus dhe kultivimin e trafikimin e hashashit.
Nëse Shqipëria do të ishte brenda axhendës së reformave që kërkohen atëherë Brukseli do të kishte caktuar një datë duke mos e lënë evazive hapjen enegociatave me Shqipërinë. Ajo që thotë Balla për vendet e tjera të rajonit nuk është e vërtetë. Në të gjitha rastet rekomandimi ka qenë i shoqëruar me një afat për trajtimin e negociatave nga vendet anëtare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/