Presidenti Bujar Nishani do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan nga...

Presidenti Bujar Nishani do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan nga Papa

78
0
Shares

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar se do të dekorojë 38 martirët që u lumnuan dy ditë më pare. Ceremonia e dekorimit do të zhvillohet ditën e mërkurë në Pallatin e Brigadave.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidencës thuhet se “në shenjë respekti e përuljeje të thellë si dhe homazhi të merituar, do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar të 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku”.
Ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, më 9 nëntor 2016 në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteteve më të larta shtetërorore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY