PD reflekton frymën e BE për negociatat, kusht zgjedhjet dhe...

PD reflekton frymën e BE për negociatat, kusht zgjedhjet dhe dekriminalizimi

48
0
Shares

Partia Demokratike ka depozituar një amendament në kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit Europian, ku kërkon që të kushtëzohet data e hapjes së negociatave me zgjedhjet dhe dekriminalizimin, sipas top channel. Kushti në fakt nuk është asgjë më shumë se sa ajo cfarë përbën opinionin që sundon në Bruksel lidhur me hapjen enegociatave dhe kushtëzimin e tyre.

Në amendamentin e dorëzuar nga Aldo Bumçi, Partia Demokratike kërkon që dy institucionet e Bashkimit Europian të kushtëzojnë datën e çeljes së negociatave me zgjedhjet, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e pesë prioriteteve, shkruan top channel.

Qëndrimi i opozitës bie ndesh me atë të shprehur më herët nga mazhoranca përmes ministres së Integrimit, Klajda Gjosha. Minisja Gjosha vuri theksin tek rëndësia që ka për reformat dhe rrugën integruese të vendit dalja me një datë konkrete e rekomandimit.

Ajo kërkoi që të jepet një datë e qartë për hapjen e negociatave anëtarësuese, edhe si shenjë inkurajimi për qytetarët shqiptarë në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Kalendarizimi i procesit të integrimit dhe caktimi i një date për çeljen e negociatave është një inkurajim për qytetarët shqiptarë”, u shpreh Gjosha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY