Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm organizativ fill pas takimit të grupit Parlamentar. Në takim morën pjesë të deleguarit e kryesisë së Partisë Socialiste në qarqe ndërsa temë kryesoreka qenë përgatitjet në funksion të zgjedhjeve politike të Qershorit 2017.
Në takim janë dhënë porositë për mënyrën e organizimit të degëve, anëtarësisë socialiste, si dhe zgjedhësve në të gjithë vendin. Nderkaq eshte lajmeruar se PS do te shperndaje nje karte te re anetaresimi, nje proces permes te cilit pritet te verifikohet anetaresia e partise. Ky takim ka pasur tema diskutimi krejtësisht organizative, ku është folur për nevojën e parashtrimit në elektorat të reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë.
Takimi u zhvillua vetëm një ditë pasi LSI publikoi shifrat e anëtarësisë së saj në rrethe, shifër kjo që është sa gjysma e anëtarësisë së socialistëve. Në raport me peshën elektorale të kësaj partie, rritja e LSI është e ndjeshme cfarë mund të ketë ardhur edhe si rezultat e rrjedhjeve nga PS.
Ndërkaq vetë PS është përcarë kohët e fundit. Dy deputetë të saj themeluan një parti të re më synim ndër të tjera edhe përfaqësimin e socialistëve të pakënaqur.
Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar është kërkuar pjesëmarrje e deputetëve në seancën plenare të së enjtes, për të mbrojtur projektligjet që do të diskutohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/