Interesat korruptive të Erion Veliajt kthejnë Tiranën në makth për qytetarët

Interesat korruptive të Erion Veliajt kthejnë Tiranën në makth për qytetarët

48
0
Shares

Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot makthin që ka krijuar Erjon Veliaj në qytet, me trafikun e rënduar, të pa hasur më parë në këto përmasa, duke shkaktuar kosto të madhe tek qytetarët në çdo drejtim.
Projektet klienteliste dhe korruptive të Ramës që zbatohen nga Veliaj, kanë përkeqësuar cilësinë e jetës në Tiranë, pasi korrupsioni dhe interesat private të pushtetit janë kthyer në prioritet.
“Sot Tirana, qendra e saj është në një emergjencë të madhe. Është në një emergjencë të trafikut që po shkatërron nervat e qytetarëve të Tiranës, po shkatërron ekonominë e tyre, po i lë në mes të trafikut, po përkeqëson ndjeshëm cilësinë e ajrit në të gjithë zonën, dhe në anën tjetër është në një emergjencë shëndetësore pasi ambulancat, zjarrfikësja dhe shumë mjete të tjera fizike, kanë një vështirësi të madhe për të kaluar dhe ngadalësojnë vazhdimisht hapin e tyre, duke përkeqësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Në anën tjetër, Erjon Veliaj vendos qytetarin e Tiranës në fund të listës së shqetësimeve, duke menduar vetëm për asfalt elektoral dhe beton elektoral. Ndërkohë që sot Tirana, ka nevojë të theksuar për shumë e shumë investime të tjera të dobishme, siç janë ujësjellës kanalizime, pasi qyteti përmbytet çdo herë dhe në çdo rast që bie shi dhe ka nevojë për një stacion multi-modal të ri që të largojë shumicën e autobusëve dhe mjeteve publike nga qendra e qytetit duke lehtësuar trafikun, ka nevojë për një tram për qytetin që do të zvogëlonte ndjeshëm trafikun. Pra, çfarë po bëhet nga e gjitha kjo? As edhe një gjë. Veliaj thjesht po bllokon qendrën e Tiranës, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për xhepat e të gjithë qytetarëve, për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Edhe unaza e vogël që duhej të ndërtohej e duhej të përfundonte është ende larg përfundimit të saj”, u shpreh Mateo Spaho, këshilltar i PD në Bashkinë e Tiranës.
mateo spaho_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY