FOTO/ Video skandali, ministri Manjani nga Franca pezullon kryegardianin e Fierit

FOTO/ Video skandali, ministri Manjani nga Franca pezullon kryegardianin e Fierit

61
0
Shares

Arjan Hasani

Pas publikimi të video skandalit në ambientet e burgut të Fierit, ku të dënuarit shfaqen duke larë automjetet e drejtuesve të këtij institucioni, ka reaguar ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili
u njoh me rastin, ndërsa ndodhet në vizite zyrtare në Francë.
Burime nga kjo ministri bëjnë të ditur se ministri Manjani urdhëroi pezullimin e Drejtorit të Burgut Fier, Arjan Hasani.
“Burgu nuk është një institucion privat. Çdo i burgosur duhet trajtuar me dinjitet si çdo person tjetër”, mësohet të ketë deklaruar ministri i Drejtësisë.
Vijimi i procedurave administrative ndaj këtij rasti pas kthimit te Ministrit Manjani, saktësojnë burimet e ministrisë së Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY