EMRAT QË FSHEHU/Ngushtohet laku për kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, hetim ...

EMRAT QË FSHEHU/Ngushtohet laku për kreun e ILDKPKI-së, Shkëlqim Ganaj, hetim kryesisht

72
0
Shares

Tashmë është zyrtare. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim kryesisht për kreun e ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, i dyshuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Procesi ka nisur këtë mesditë ndërsa dy oficerë të policisë gjyqësore, me një urdhër sekuestrimi të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës u paraqitën në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, shkruan reporter.al.

Misioni i tyre ishte sekuestrimi i të gjitha dosjeve të pasurive të deklaruara nga zyrtarë të lartë, që kur në krye të ILDKPI-së është emëruar Shkëlqim Ganaj. Grupi i Taks-Forcës së Prokurorisë së Tiranës ka dyshime se kreu i këtij institucioni ka shpërdoruar detyrën, pasi në tre vjet nuk ka konstatuar dhe nuk ka denoncuar asnjë rast konflikti interesi të zyrtarëve të lartë.

Më herët, Prokuroria e Tiranës kishte regjistruar procedimin penal kryesisht dhe pa autorë, me dyshimin se ILDKPKI nuk ka vepruar në hetimin dhe denoncimin e rasteve të përfshirjes në konflikt interesi të zyrtarëve të lartë.

“Regjistrimi penal është nisur kryesisht pasi ka indicie dhe fakte të njohura publikisht për përfshirje të zyrtarëve të lartë në konflikt interesi, të cilat nuk janë hetuar dhe denoncuar nga ILDKPKI,” tha për BIRN Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Si raste të njohura publikisht, ku zyrtarë të lartë janë akuzuar për konflikt interesi për pasuritë e tyre, Serani përmend dosjet e deputetëve Rakip Suli, Valentina Leskaj dhe të ish deputetit Koço Kokëdhima. Për shkak të konfliktit të interesit, Kokëdhima humbi mandatin e deputetit në Gjykatën Kushtetuese.

“Për të hetuar nëse kemi të bëjmë dhe me raste të tjera, organi i akuzës ka vendosur sekuestrimin e të gjitha dosjeve të zyrtarëve të lartë që nga shkurti i vitit 2014,” shtoi Serani.

Kryeinspektori Shkelqim Ganaj ka shmnagur kontaktet me median gjatë gjithë ditës, pavarësisht se hetimi u lajmërua sot edhe nga gazeta më e madhe në vend, Panorama.

Ganaj erdhi në krye të Inspektoriatit përmes një procedurë të dyshimtë në Parlament duke shmangur institucionin e Presidentit që bën propozimin për kreun e Inspektoriatit. Sapo mori në dorë drejtimine Institucionit ai bëri disa padi për shkelje të ligjit për deklarimin e pasurisë duke goditur fillimisht tre poetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY