PD i përgjigjet Ramës: Pranimi në universitete, një tallje e gjatë me...

PD i përgjigjet Ramës: Pranimi në universitete, një tallje e gjatë me fund dramatik për maturantët

83
0
Shares

Pasi kryeministri Rama akuzoi opozitën se doli blof me propagandën e saj dhe këtë fakt ai e argumentoi se sistemi i ri elektronik dhe transparent i regjistrimit, funksionoi më së miri. Nuk ka vonuar edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një dalje për median Luçiano Boçi ka thënë se Rama përvecse dështon ai edhe mashtron, pasi procesi ishte një skandal i turpshëm. Sipas Boçit mijëra maturantë sot janë rrugëve dhe po ashtu me mijëra kuota janë bosh.

Deklarata e Plote

Edhe një herë tjetër, nga “kamarja” e FCB, Rama mëtoi me bindë maturantët e opinionin, se procesi i pranimeve ishte një sukses i vërtetë.
Çdo herë që dështon apo kërkon të mashtrojë Rama e ka bërë zakon të na flasë për të kundërtën.
Procesi i pranimeve ishte një skandal i turpshëm.
Një tallje e sorollatje ekzemplare për maturantët.
Me një fund dramatik për shumë të rinj e për vetë Universitetet.
Llomotit për sukses e përparim kur ka mbjellë veç kaos e mashtrim.
Mijëra maturantë sot janë rrugëve m.gj.s ende mijëra kuota mbeten bosh.
Një paradoks që vetëm një proces i çoroditur mund ta prodhojë.
⁃ I theu në besë maturantët tek i ndryshoi rregullat e mesatares, pa i informuar, duke hedhur në erë shpresat e ëndrrat e ngritura.
⁃ Zhvlerësoi investimin e tyre disavjeçar për lëndët e thelluara e të avancuara.
⁃ Zeroi lëndët më zgjedhje.
⁃ I futi në një kalvar katër mujor, me dy raunde, 8 faza e 5 VKM-ra e udhëzime qesharake dhe idiote.
⁃ I shkeli meritën e i nëpërkëmbi preferencën, tek i detyroi të regjistroheshin me përdhunë në degë te padëshiruara.
⁃ I fshehu të vërtetën dhe stimuloi klientelën.
⁃ Ja nënshtroi procesin institucioneve joligjore AKP e RASH, duke e nxjerrë nga shinat procesin.
Si rezultat i kësaj, si asnjëherë në këto 25 vite, u mbyllën degë shumë të kërkuara si LOGOPEDI në Universitetin Mjekësor dhe mbeten pa u plotësuar degë elitare si FARMACI, STOMATOLOGJI, IMAZHERI etj.
Si asnjëherë në këto 25 vite kuotat në degët e FAKULTETIT EKONOMIK të gjithë Universiteteve publike, mbeten pa u plotësuar, në numra të konsiderueshëm.
INXHINIERITË gjithashtu mbetën të paplotësuara, m.gj.s janë diplomat më të kërkuara.
SHKENCAT E NATYRËS e njëjta situatë.
Por dhe TIK e GAZETARI që hyjnë tek të preferuarat, mbetën bosh.
E gjithë kjo katrahurë ndodhi, sepse ata që i kërkuan e i kishin të preferuara, u degdisën ose tek privati, ose në degë dytësore.
I detyroi sistemi i përçudnuar i imponuar nga MAS. I detyroi Rama që sot çirret për sukses.
Të regjistruarit e fundit në këto degë kanë mesatare të mjerueshme.
Në UV ju shkruajt nekrologjia dy degëve tradicionale, KIMI me 13 të regjistruar dhe FIZIKË me 9 të regjistruar. Shumë të tjera në vdekje klinike.
Po kështu në UGJ mbyllen GJUHË-LETËRSI, MATEMATIKË-FIZIKË, EKONOMI-TURIZËM, MATEMATIKË-INFORMATIKË, FIZIKË-TEKNOLOGJI INFORMACIONI.
Cilën nga këto “arritje”​ quan Rama sukses!!!???
Me siguri quan sukses atë që la mijëra të rinj pa të ardhme, duke ja dorëzuar rrugës, duke i shtyrë drejt emigrimit pa kushte, drejt skllavërimit të bandave të kanabisit, apo drejt krimit ordiner e atij të organizuar.
Kjo në fakt është foleja e tij, aty ku është kyçur vetë Rama dhe nga ku gjen modelet që kërkon t’i imponojë të rinjve.
Më mirë do ishte mos kishte kakarisur sot, për këtë proces dështak.
Do dilte të paktën, vetëm njëherë përgjatë kësaj qeverisje, i ndershëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY