FOTO & DETAJE/ Sarandë, ja si dhe për sa lekë u vra...

FOTO & DETAJE/ Sarandë, ja si dhe për sa lekë u vra punonjësi i karburantit

52
0
Shares

Policia e Sarandës ka dhënë detaje për grabitjen e mëngjesit të sotëm në një pikë tregtimi karburanti.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia, mësohet se autori i pamaskuar ka mbërritur me një motor të kuq dhe ka qëlluar mbi 44-vjeçarin me çifte. Autori më pas ka arritur të marrë 60 mijë lekë të reja dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq punonjësi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.
Forcat e policisë kanë kryer të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm në një pikë karburanti në Qafë Gjashtë.
Mësohet se viktima është Artan Hoxha, banor i fshatit Gjashtë, punonjës i pikës së karburantit.
Shkak i vrasjes së 44-vjeçarit dyshohet se ka qenë grabitja e pikës së karburantit.

Njoftimi i plotë i Policisë së Sarandës


sarande, karburanti grabitur1Rreth orës 03:55, në lagjen “Qafë Gjashtë” të Sarandës, në një pikë karburanti, një person (ende i paidentifikuar), i armatosur me armë gjahu, ka shkuar me qëllim për të vjedhur dhe ka qëlluar me çifte punonjësin e kësaj pike, Artan Hoxha, 44 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, i cili për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit të Sarandës.
Dyshohet se autori ka shkuar me një motor të kuq, i pamaskuar dhe ka vjedhur një sasi parash prej rreth 60.000 (gjashtëdhjetë mijë lekë) të rinj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY