Edi Rama krijon parajsën për drogën dhe drogmenët, përfundon kontratën me qytetarët

Edi Rama krijon parajsën për drogën dhe drogmenët, përfundon kontratën me qytetarët

112
0
Shares

Edi Rama ka krijuar parajsën për drogën dhe drogmentët.
Sipas deputetit të PD-së, ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka, vrasja e 44-vjeçarit sot në Sarandë, është “një dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë në vend, pasigurinë e sundimin e krimit. Ja  ku e çoi Edi Rama vendin, duke e ndarë në dy botë. Një qytetar i ndershëm që punon roje natën në karburant për të siguruar ilaçet e së bijës së sëmurë, dhe në boten tjetër njeriun e drogës që kalon gjithë Sarandën me çifte në dorë, pa asnjë pengesë dhe vret me gjakftohtësi për të marrë 600 mijë lekë”.
Për deputetin e PD-së, “Edi Rama ka hequr dorë nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogën e drogmenët, grabitësit e banditët me armë”.
Sipas Nokës, qytetarët duhet të marrin nën kontroll situatën….
“Pak kohë më parë u tha karburanteve të sigurohen vetë se shteti nuk bën dot detyrën e tij. Ky është fundi i kontratës. Qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër, të marrin situatën në dorë e të sjellin në krye një qeveri që bën detyrën, që ofron rend e shtyp krimin pa mëshirë” përfundon deputeti i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY