TVSH ndërpret transmetimin e ceremonisë së 38 martirëve, Shoqatat e Mediave: Akt...

TVSH ndërpret transmetimin e ceremonisë së 38 martirëve, Shoqatat e Mediave: Akt banditesk

56
0
Shares

Në mënyrë të paprecedentë, Televizioni Publik Shqiptar ndërpreu sinjalin për televizionet e tjera në momentin kur po transmetonin ceremoninë e lumturimit të 38 martirëve në Shkodër. Ky veprim ka ngjallur reagimin e Shoqatave të Medias, që protestuan duke e konsideruar këtë akt banditesk të kundraligjshëm.

Në reagim theksohet se, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike është një ngjarje me interes mbarëkombëtar, që mblodhi në qytetin e Shkodrës autoritetet më të larta të vendit, përfaqësues të Vatikanit e të komuniteteve fetare në vend.

Ceremonia solemne u ndoq nga mijëra qytetarë në sheshin para Katedrales së Shën Shtjefnit, e miliona shikues të tjerë përmes mediave vizive.

Por Televizioni Publik Shqiptar, që si zakonisht në raste të tilla prodhon sinjalin për të lehtësuar konfuzionin që do krijohej nga prania eshumë kamerave të televizioneve të tjera, në mënyrë të njëanshme e me një akt banditesk e injorant, ndërpreupapritur sinjalin për televizionet që po e përcillnin ceremoninë për shikuesit e tyre.

Pa e kuptuar rëndësinë mbarëkombëtare të kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, me një sjellje të padenjë, Televizioni Publik e konsideron prodhimin e sinjalit të kësaj ceremonie, si një produkt të vetin, duke u hequr mundësinë mediave të tjera që ta përcjellin për shikuesit e tyre, si të ishte një ceremoni sportive a event artistik.

Televizioni Publik, që duhet të jetë modeli informimit pa kufij të shikuesve, po shndërrohet në modelin e mendësisë së mbyllur, e krejt të paditur për rëndësinë e rolit të vet.

Televizioni Publik nuk mund të bëhet konkurent në treg meveprimetë tilla, që reflektojnë vetëm injorancë, por me përmirësimin e programeve që prodhon vetë. Nuk mund të jetë kurrë një ngjarje e tillë me rëndësi kombëtare, ekskluzivitet i transmetimit të një televizioni të vetëm dhe ligji e parashikon qartë si veprohet në raste të tilla.

Shoqatat tona i kërkojnë Komisionit Parlamentar të Medias, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Këshillit Drejtues të RTSH, të analizojnë këtë shkelje të Ligjit të Medias dhe të marrin masa ndaj drejtuesve që urdhëruan aktin arrogant e të paprecedentë të ndërprerjes për të gjithë televizionet e tjera, të sinjalit të këtij evenimenti të rëndësishëm kombëtar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY