Policia greke kthen 100 shiptarë, kryqe në pasaporta

Policia greke kthen 100 shiptarë, kryqe në pasaporta

186
0
Shares

Rreth 100 persona në 24 orë janë kthyer nga pala greke në pikën Kufitare të Kakavijës. Sipas personave të intervistuar, pala fqinje nuk jep asnjë shpejgim, por thjeshtë vendos kryq në pasaportë dhe i kthejnë mbrapsht. Ende nuk ka një reagim nga institucionet përkatëse sesi do të vijojë puna me këta persona, që pala greke po i kthen nga kufiri me Shqipërisë dhe Greqisë.

“Nuk ka të drejtë ai të vendosë kryq në pasaportë. Unë pasaportën e kam të shenjtë, e kam flamur, flamuri im është pasaporta, më vendosin kryq grek”, shprehet një qytetar. Ndërsa një tjetër thotë se ka prej tre ditësh që qëndron në Kakavijë.

“Unë kam 3 ditë këtu. Vajta te greku me garanci me të gjitha. Ma mori garancinë pa më thënë dy llafe ma grisi, më mori pasaportën dhe më vuri kryqin”. “Jam me pasaportë, me garanci dhe më thanë duhet të kthehesh prapa. Për çfarë arsye i pueta? Nuk lejohet më thanë”,shprehet një tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY