HISTORIA/ Fundjavë e mbushur plot me …

HISTORIA/ Fundjavë e mbushur plot me …

76
0
Shares

Një tundim i çastit ka bërë që kjo vajzë të pendohet sa qime ka në kokë. Ajo e donte shumë të dashurin e saj, por nuk mundi t’i rezistonte një tundimi, ndaj përfundoi duke tradhtuar.

E ndjerë në faj për këtë që kishte bërë, ajo vendos t’i rrëfejë të vërtetën partnerit, por pasojat nuk janë aspak të këndshme.

Ja çfarë i shkruan ajo psikologes së “The Sun”.

Letra e vajzës:

Jam 26 vjeçe dhe prej dy vitesh jam e lidhur me njeriun që e dua shumë dhe po ashtu edhe ai më do mua. Por kohët e fundit ai kishte filluar të dilte shumë me shokët e tij dhe shpesh kur kisha nevojë për të ai nuk ishte aty.

Një ditë kisha dalë për një pije dhe aty njoha një mashkull 10 vite më të madh se unë. Ai më ftoi për një shëtitje dhe duke menduar që i dashuri im ishte duke bërë qejf me shokët e tij dhe nuk ishte aty me mua, pranova. Por ajo shëtitje u bë një fundjavë e plotë, e mbushur me pasion e seks të egër dhe vërtetë kalova mirë.

Por sapo u largova prej tij u pendova dhe mendova se çfarë i kisha bërë të dashurit tim, kështu që vendosa që t’ia tregoja dhe t’i kërkoja falje. Ai më dëgjoi deri në fund e madje më pyeti edhe për detajet, por unë sigurisht nuk ia tregova sepse nuk doja ta mërzisja edhe më shumë.

Pas kësaj ai më tha se u mërzit pamasë me mua dhe për këtë kërkoi të merrte hak duke më tradhtuar edhe ai. Tani jam në pritje të tradhtisë së tij dhe kjo gjë po më vret.

Unë jam penduar vërtetë shumë, por deri diku ai ka faj sepse më linte shumë kohë vetëm. Unë i kam thënë që e dua shumë dhe që më vjen keq e ndërsa ai më thotë se më do por nuk shikon të ardhme për ne të dy. Çfarë mund të bëj që t’i rregulloj gjërat?!

Përgjigjja e psikologes:

Ti ke bërë gabim edhe që e tradhtove edhe që ia tregove. Por nëse nuk do ta humbësh duhet të diskutosh me të dhe t’i tregosh se e do shumë dhe se nëse edhe ai ndjen të njëjtën gjë duhet që të dy së bashku të tentoni ta shpëtoni lidhjen tuaj. Nëse i diskutoni gjërat hapur dhe nëse e doni njëri­tjetrin atëherë do ta gjeni një zgjidhje që do t’iu shpëtojë nga kjo situatë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY