Ben Blushi “vret” kryeministrin…

Ben Blushi “vret” kryeministrin…

63
0
Shares

Ben Blushi ka botuar librin e tij më të ri, të quajtur “Kryeministri”.
Në profilin e tij në Facebook ai ka postuar një foto të kopertinës së librit ku dhe vë në dijeni lexuesit.
“Ky është KM. Libri im i ri. Që tani në çdo librari”, shkruan Blushi.
Pritet që promovimi të bëhet javën e ardhshme kur edhe nis Panairi Kombëtar i Librit.
Ndërkohë Boldnews.al ka zbuluar disa detaje nga libri.
Romani flet për situatën politike dhe ekonomike të vendit në vitin 2021 dhe për një kryeministër i cili është në fund të mandatit të tij të dytë qeverisës.
Populli është i gjithë kundër këtij kryeministri i cili ka thyer besimin e qytetarëve, i ka tradhtuar ata dhe ka rritur indinjatën e tyre.
Në roman, thuhet se në 2021 situata është tepër dramatike, njerëzit janë të pashpresë, ekonomia është drejt rrënimit, shtresa e mesme drejt zhdukjes dhe shteti është pothuajse i falimentuar.
I gjendur përballë këtyre dështimeve “Kryeministri” i Blushit kërkon mëshirën e popullit që i është kundërvënë. Ai kërkon një mandat të tretë qeverisës dhe për këtë inskenon një atentat.
“Kryeministri” paguan një snajper i cili më herët kishte qenë me mision në Afganistan dhe i kërkon këtij snajperit që ta plagosë gjatë një mitingu që do të zhvillojë në kuadër të fushatës elektorale.
“Kryeministri” e porosit snajperin që të bëj kujdes në shënjestër kur ta plagosë atë gjatë momentin që mban fjalim përpara turmës. Me këtë situatë “Kryeministri” mendon se do të mëshirohet nga populli dhe për rrjedhojë do të përfitojë mandatin e tretë qeverisës.
E gjithë situata krijohet ashtu siç kishte kërkuar “Kryeministri”, snajperi vendoset mbi një zonë ku sheh qartë objektivin dhe bëhet gati për ta plagosur përpara qindra qytetarëve. Por teksa mban gishtin tregues në këmbëzën e snajperit, ushtari nga Afganistani risjell në kujtesë vuajtjet që ka kaluar populli tij nga keqqeverisja.
Ai shkrep armën e tij, por duke e qëlluar “Kryeministrin” për vdekje, raporton Boldnews.
ben blishi, libri kryeministri

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY