SHERRI ME RAMËN/Greqia i kthehet vesit, ndalon emigrantët shqiptarë në kufi

SHERRI ME RAMËN/Greqia i kthehet vesit, ndalon emigrantët shqiptarë në kufi

56
0
Shares

Greqia ka nisur fushatën e saj të presionit ndaj Tiranës përmes bllokimit dhe keqtrajtimit të emigrantëve shqiptarë në pikat kufitare.

Më dhjetra emigrantë janë kthyer sërish në Shqipëri pas debatit në Parlament lidhur me ankesat greke për prishjen e disa shtëpive në Himarë.

Deklaratat e fundit ne kuvend dhe shkëmbimi i replikave midis kryeministrit Rama dhe kryetarit te PPDNJ-se Vangjel Dules, janë përkthyer në policia greke në dhunë dhe keqtrajtim për shqiptarët në nevojë. Pala greke ka nisur kthimet masive te emigranteve shqiptare. Ende nuk ka nje shpjegim zyrtar lidhur me situatën e krijuar gjate orëve te fundit. Sipas policisë kufitare, këto jane kthime te zakonshme per mungese dokumentacioni, por vete te kthyerit thonë te kundërtën. Emigrantet flasin per sjellje arrogante te doganiereve te vendit fqinj. Mësohet se gjate 24 orëve te fundit, nuk janë lejuar te kalojnë ne anën tjeter te kufirit 60 qytetare. E njëjta situate eshte vene re edhe ne piken tjetër te kalimit te kufirit me Greqinë, ate te Kapshticës ku janë kthyer mbrapsht 50 emigrante.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY