Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë: Të shmanget censura në media

Rekomandimet e BE-së për Shqipërinë: Të shmanget censura në media

72
0
Shares

Bashkimi Europian pritet t’u kërkojë palëve politike në Shqipëri të punojnë për të garantuar lirinë e plotë të medias dhe të shprehjes, duke shmangur çdo formë të censurës në media. Ky do të jetë një ndër rekomandimet që Brukseli pritet t’i paraqesë Shqipërisë javën e parë të nëntorit, gjatë paraqitjes së progress-raportit të përvitshëm. ABC News ka siguruar draftin e rekomandimeve.
Bashkimi Europian shpreh shqetësim për censurën ndaj medias në Shqipëri, në prag të daljes së Opinionit të përvitshëm mbi përparimin e vendit tonë, në pritje të hapjes së negociatave të anëtarësimit.

ABC News ka siguruar draftin e rekomandimeve që do dalin nga mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, që do mbahet në Bruksel, javën e ardhshme, më 7 e 8 Nëntor.
Në dokument thuhet se këto rekomandime për Shqipërinë, janë dakordësuar mes ministres sonë të integrimit Klajda Gjosha dhe drejtores së Ballkanit Perëndimor në drejtorinë e zgjerimit të BE-së, Genovefa Ruiz Cavalera. Ky eshte një sinjal se qeveria shqiptare e pranon para Komisionit Europian në Bruksel censurën ndaj medias, të cilën e mohon në Tiranë. Në rekomandimin 12 të këtij dokumenti u bëhet thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku, për të krijuar një mjedis që nxit lirinë e vërtetë të medias dhe lirinë e shprehjes, duke shmangur çdo formë të censurës në media.”
 
Ndaj censurës në media në Shqipëri reagoi këtë të mërkurë edhe Federata Europiane e Gazetarëve, e cila mbështeti shqetësimin e Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë për dështimin e qëllimshëm të seancës dëgjimore në komisionin e medias me ish drejtoren e lajmeve të A1Neës, Alida Tota. Ajo u pushua nga puna pas një investigimi të bërë gushtin e kaluar në landfillin e Sharrës, nën administrimin e Bashkisë së Tiranës, ku humbi jetën 17 vjecari Ardit Gjoklaj. Pak javë më vonë u mbyll emisioni investigativ “Publicus”, një ditë para se të transmetonte një investigim të ngjashëm në landfillin e Sharrës. Për këto raste pati një protestë të gazetarëve e aktivistëve civilë para Bashkisë së Tiranës.
 
Me kërkesë të gazetarëve, komisioni parlamentar i medias thirri një seancë dëgjimore të mërkurën e 26 tetorit, ku kishte ftuar gazetaren Tota. Seanca dështoi për mungesë kuorumi, pasi deputetët e PS u larguan nga salla duke e konsideruar temën e censurës në media, si një kauzë politike të amplifikuar nga opozita. Ky qëndrim i Bashkimit Europian për censurën në media në Shqipëri, vjen teksa pritet të zhvillohet seanca dëgjimore në komisionin parlamentar të medias për këto raste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY