Kokëdhima për Ambasadorin Lu; Nëpërkëmbi etikën diplomatike

Kokëdhima për Ambasadorin Lu; Nëpërkëmbi etikën diplomatike

66
0
Shares

Një një dalje të paralajmëruar për mediat ish deputeti Socialistë Koço Kokëdhima i është përgjigjur ambasadorit Lu duke thënë se janë të ndikuara nga po ata persona që më hoqën mandatin. Kokëdhima tha se këto deklarata janë pa prova, pa fakte dhe të pa verifikuara. Një ambasadoi nuk i lejohet të më etiketoj në këtë mënyrë tha më tej Kokëdhima. Ai akuzon diplomatin përfaqësues të Washingtonit se me deklaratën e tij duke e akuzuar si të korruptuar ka nëpërkëmbur etikën diplomatike.

” Me deklaratën e tij ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa provë pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve.
Pasuritë i kam bërë me biznesn të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë të tjerë hynë në politikë të varfër dhe u pasuruan.

Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga ata njerëz e intriga që nxijnë sa një ambasadë në ambasadën tjetër.
Intrigat dhe politikanët e ulët të Tiranës nuk mund të vendosin për mua në politikë e bëjnë vetëm qytetarët”, tha Kokëdhima.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY