Në spektaklin “Tu Sie Que Vales”, ku njerëzit nga jeta e përditshme vijnë dhe shfaqin talentin e tyre përpara jurisë, ka shokuar të gjithë shqiptarët një djalosh icili ka treguar një histori tej normales.
Ai ka thënë se Noizy që të gjithë ne njohim, në fakt nuk është ai i vërteti. Djaloshi është shprehur që ka zbritur nga një planet tjetër dhe ka thënë se vetë ai ndodhej në trupin e Noizyt që ne njohim.
Ndërkohë që juria filloi të qeshte, duke e konsideruar këtë djalë jo normal, ai ngriti zërin dhe tha se nuk kishte ardhë aty që të talleshin me të dhe se dinte për të gjithë më shumë se kushdo aty.
Juria e cila vendosi ta vinte në lojë, e pyete se si mund ta vërtetonte që ai ishte Noizy i vërtetë, a e dinte se ku ishte Noizy tani. Ndërsa djaloshi e pranonte që e dinte Çiljeta e sfidon, duke thënë se do ta pyesë Noizyn live.
Deklarata e këtij djaloshi ka ngjallur shumë pakënaqësi si tek publiku ashtu edhe tek juria, prandaj ai nuk u diskutua që të kualifikohej në raundin tjetër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/