Dekorimi i ballistëve, reagon Partia Republikane: Veprim i drejtë

Dekorimi i ballistëve, reagon Partia Republikane: Veprim i drejtë

116
0
Shares

Partia Republikane reagoi në lidhje me dekorimin e 67 ballistëve nga ana e Presidentit Nishani.  Nisur nga debati i fundit rreth dekretit të Presidentit të Republikës për dekorimin e 67 nacionalistëve tëvrarënëtetor tëvitit 1943 nga brigada partizane nën drejtimin e Mehmet Shehut.

Nepermjet deklarates te nenkryetarit të saj Shkelqim Hysaj, PR e vlerëson si një veprim të drejtë por të vonuar në kohë dekorimin e nacionalistëve, pasi është në kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës që të vlerësojë dhe të dekorojë të gjithë.

Ata që ai vlerëson se për kontributin dhe vlerat që kanë e meritojnë një vlerësim të tillë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me nacionalistë që morën pushkën dhe luftuan kundër pushtuesve për lirinë e atdheut, të pushkatuar nga Mehmet Shehu vetëm për faktin se nuk pranuan t’u bashkoheshin komunistëve.

PR dënon qëndrimin e Kryeministrit me deklaratat e bëra në Kuvendin e Shqipërisë dhe i cilëson ato si një rifillim të luftës së klasave, thirrje për të përçarë popullin dhe provokime për nxitje konflikti midis shqiptarëve.

I kujtojmë Kryeministrit dhe të gjithë atyre që u turrën nëpër media për të mbrojtur krimet makabre të bëra nga komunistët, se ishin të parët e tyre që filluan luftën vëllavrasëse gjatë Luftës së Dytë Botërore nën këshillat e komunistëve jugosllavë, duke vrarë me qindra nacionalistë vetëm pse i shikonin si kundërshtarë politikë, siç ishte dhe rasti i nacionalistëve të pushkatuar.

Ishin po këta që e përdorën luftën e popullit shqiptar për të eliminuar të gjithë kundërshtarët politikë gjatë luftës dhe vendosjen e diktaturës komuniste, që ishte një nga diktaturat më të egra në Evropën Lindore.

Ishin të parët tuaj që jo vetëm vranë sa munden nga nacionalistët gjatë luftës, por nuk u ndalën edhe pas luftës duke pushkatuar me e pa gjyq, burgosur, internuar, persekutuar e diskriminuar kundërshtarët politikë.

Jeni ju sot që si pasardhës të tyre, që menjëherë në rastin më të parë që u jepet, mbroni kriminelët që kanë vrarë dhe vazhdoni t’i quani tradhtarë të gjithë ata që nuk kanë qenë të rreshtuar me paraardhësit tuaj.

Është e papranueshme që sot pas 26 vjet demokraci, të shkoni dhe të vendosni përkujtimore nëpër kampet e internimit ose me saktë nëpër vendet ku të parët tuaj kanë kryer krimet dhe të mos keni as kurajën minimale për të kërkuar falje për krimet e kryera nga ata.

I bëjmë thirrje kryeministrit që të tërheqë deklaratat, të heqë dorë nga lufta e klasave dhe thirrjet për të mbajtur popullin të përçarë, dhe të mos bëhet shkak për nxitjen e një konflikti që kanë filluar të parët e tij, por t’i hapi rrugën historianëve që të bëjnë punën e tyre të shkruajnë një histori që edhe pas 26 vjet demokraci nuk e kemi, veçse kur themi historian nuk është fjala për ata që e kanë falsifikuar një herë historinë dhe tani dalin si protagonistë për ta rishkruar prapë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY