Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim të gjatë me përfaqësues të medias, gazetarë, analistë, pedagogë, artistë, mjekë, lidhur me ato që i konsideron si tre emergjencat për vendin, luftën kundër krimit, drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Në përfundim të takimit, Basha u shpreh:“Diskutuam për tre problematikat më të mëdha. Gjatë këtij takimi prej më shumë se 4 orësh më shumë dëgjova. Nga ky takim dal dhe më i inkurajuar dhe i vendosur për të ndërtuar sëbashku me shqiptarët një aleancë sa më të madhe, solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kanabizimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, ka deklaruar Basha.
I pyetur lidhur me përjashtimin e deputetit Mhill Fufi nga grupi parlamentar, Basha tha:“Për këtë çështje ka pasur komunikim dhe do ketë dhe komunikime të tjera”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/