Aarrestohet shqiptari, përdori vajza të mitura si prostituta

Aarrestohet shqiptari, përdori vajza të mitura si prostituta

105
0
Shares

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia Italiane në Bergamo. Samuel Kola kërkohej nga autoritetet italiane për një rrjet prostitucioni.

Ai duhet të shlyejë dënimin me 7 vite burg për skllavërim dhe për prostitucion, të dy vajzave të moshës 15 dhe 16 vjeç, rumune. Bëhet fjalë për një veprimtari që në vitin 2005. L. dhe A., dy vajzat rumune, mbërritën në Itali në janar të vitit 2005. Me arsyetim se do punonin në një piceri, ato u futën në rrugën e prostitucionit.

Më pas dy vajzat u shitëm për 1 mijë euro tek shqiptarët Samuel Kola dhe Artur Sulejmani. Dy shqiptarët, sipas policisë italiane i keqtrajtuan vajzat ndërsa i detyronin të bënin seks me burra të moshuar. Fitimet nga prostitucioni ndaheshin mes dy shqiptarëve. Vajzat u “liruan” nga duart e dy shqiptarëve në 24 mars të vitit 2005.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY