Rikthehet Sali Berisha në Kuvend, “zbyth” Arben Ahmetajn nga foltorja

Rikthehet Sali Berisha në Kuvend, “zbyth” Arben Ahmetajn nga foltorja

54
0
Shares

Pas dy javësh mungesë në seancat plenare të Kuvendit, është rikthyer sot ish-kryeministri Sali Berisha.
Në fillim të fjalës së tij, ai ka “zbythur” nga foltorja ministrin Arben Ahmetaj, i cili pretendonte të fliste, për replikë pas deputete së PD-së Jorida Tabaku, e cila nuk ia kishte përmendur emrin, sikurse parashikon rregullorja.
Në fjalën e tij, Berisha është ndalur te borxhi i madh i qeverisë.
“Çdo fjalë që thoni, nxirrni një mashtrim. Në Asamblenë e PS-së Rama ju tha borxhi nën 70 për qind, sot ministri Financave thotë s borxhi është 71 për qind. E kuptoni se flet për borxhin edhe ai që nuk kupton nga borxhi. Rama po bëhet famoz me injorancën e tij. Largimi i FMN-së është kërcënimi më i madh për vendin. Mos luani me FMN-në. Me borxhin 71 për qind, FMN nuk mund ta largoni. Keni mashtruar FMN”, u shpreh midis të tjerave Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY