JUSTIFIKIMET/ Policia dështon edhe me moszbardhejn e atentatit ndaj mikut të Elton...

JUSTIFIKIMET/ Policia dështon edhe me moszbardhejn e atentatit ndaj mikut të Elton Çiços

57
0
Shares

Policia e Tiranës vijon hetimet për atentatin e ndodhur në zonën e ish-Ekspozitës, por deri më tani nuk është bërë identifikimi i autorëve të mundshëm të krimit. Ndonëse ka dyshime se atentati ndaj Andi Mustafarajt është në vazhdën e konflikteve mes dy grupeve kriminale, deri tani policia nuk ka mundur të sigurojë ndonjë provë që të mund t’i çojë tek autorët. Përballë kësaj, justifikohet me “mosbashkëpunim” të viktimës, për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, vetë i plagosuri nuk ka dhënë ndonjë dëshmi me vlerë që do të ndihmonte policinë në zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se 29-vjeçari është marrë disa herë në pyetje, duke pohuar se nuk ka pasur konflikte me asnjë person dhe se nuk ka mundur të shohë se kush e qëlloi me armë.
Burime pranë policisë sqaruan se kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi plagosja nuk kanë mundur të kapin asnjë lëvizje të autorëve, çka e bën edhe më të vështirë identifikimin dhe vënien e tyre në pranga. Andi Mustafaraj u qëllua nga persona ende të paidentifikuar mesditën e 28 tetorit, në momentin kur ai ishte ulur në një bar-kafe pranë ish-Ekspozitës.
Autorët qëlluan tri herë në drejtim të Mustafarajt dhe dy prej plumbave e kapën atë, njëri në shpatull dhe tjetri në bark.
Burimet e sipërpërmendura, si pjesë të justifikimit të tyre për moszbardhjen edhe të kësaj ngjarje, “saktësojnë”, se atentati ndaj tij mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Ditën e ngjarjes, Policia e Tiranës tha zyrtarisht se Andi Mustafaraj është miku i ngushtë i Elton Çiços, person me precedent kriminal, i cili në 1 maj të këtij viti u ekzekutua me dy plumba në kokë në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Jani Alia dhe Renato Milloshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY