EMRAT/ Tiranë, kapen me 11 kallëpe tritoli, transportuesi dhe porositësi

EMRAT/ Tiranë, kapen me 11 kallëpe tritoli, transportuesi dhe porositësi

73
0
Shares

Foto Ilustruese

Dy persona janë kapur në flagrancë në Tiranë, pasi u kapën me tritol.
Të arrestuarit janë Ndue Bushati, 27 vjeç, banues në Mamurras dhe Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se agjentët e Komisariatit të Policisë Nr. 5, të dislokuar me shërbim në vendin e njohur si “Kthesa e Valiasit”, kanë konstatuar pranë një karburanti Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete.
Lëvizjet e tij kanë qenë të dyshimta, që ka çuar në ndalimin e 27-vjeçarit nga policia. Gjatë kontrollit, në brendësi të qeses, atij iu gjetën 11 kallëpe me lëndë eksplozive tritol, me peshë 450 gramë një.
Pasi u mor nga pyetje nga blutë e Tiranës, Bushati konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga Maliq Lika, i cili e kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.
Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e Likës. Gjatë kontrollit, 24-vjeçarit iu gjetën 85 fishekë, model 56.
Aktualisht, efektivët e policisë po punojnë për të gjetur destinacionin dhe përdorimit kësaj lënde eksplozive

Deklarata e plotë e Policisë

Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 5, Tiranë bënë të mundur
finalizimin e operacionit “Dërgesa”, ku u kapën në flagrancë  shtetasit:
1. Ndue Bushati, 27 vjeç, banues në Mamurras.
2. Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Agjentët e Komisariatit të Policisë Nr 5, të dislokuar me shërbim në vendin e njohur si “Kthesa e Valiasit”, pranë një karburanti, kanë konstatuar shtetasin Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë qenë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses:
– 11 kallëpe me lëndë  eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë një.
Lënda e dyshuar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga marrja në pyetje ky shtetas, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, nga shtetasi Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta  dërgonte në Tiranë.
Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 85 fishekë, model 56.
Po punohet për gjetjen e destinacionit dhe përdorimit të lëndës së dyshuar plasëse.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Neni 278/4 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY