Xhelal Mziu nis punimet për rrugën 7 km të Babrrusë, devijohet trafiku...

Xhelal Mziu nis punimet për rrugën 7 km të Babrrusë, devijohet trafiku nga Tirana

57
0
Shares

Nisin punimet për ndërtimin e rrugës së Babrrusë rreth 7 km. Kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu inauguroi sot fillimin e punimeve të rrugës së Qender-Babrru-Ura e Institutit, duke dhënë kështu lajmin e shumëpritur që ky investim tejet i rëndësishëm do të realizohet duke ju ardhur në ndihmë mbi 50 mijë banorëve të Njësisë Administrative Paskuqan, pjesë e bashkisë Kamzës.

Realizimi i këtij investimi do të ndikojë dhe në lehtësimin e trafikut për banorët e kryeqytetit të cilët do të zgjedhin të kalojnë përmes kësaj rruge. Edhe pse e gjendur përballë bllokadës qeveritare për mosfinancim të projekteve, ku 94 prej tyre sipas fushave përkatëse flenë në sirtarët e ministrive të linjës, bashkia Kamzës nis sot këtë investim me të ardhurat e veta.

Ky investim i rëndësishëm nga bashkia Kamëz ishte parashikuar të kryhej sepse IVMT (Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit) kishte prishur ndërtimet pa leje në bashkëpunim dhe mirëkuptimin e banorëve, por duke mos pasur mbështetjen e qeverisë për financim sot nisi punimet për ta financuar me të ardhurat e veta. “Pavarësisht angazhimit të Bashkisë për të gjetur partneritet me qeverinë shqiptare për financimin e kësaj rruge kaq të rëndësishme, besoj që ndërtimi i kësaj rruge dhe këtij segmenti do të jap një impakt të jashtëzakonshëm social, jo vetëm për banorët e Babrroit dhe Paskuqanit por edhe më gjerë sa aq, edhe për qytetarët e Tiranës si dhe do të ndihmojë dhe zhvillimin e biznesit.

Zona e Paskuqanit është zona më vizibël, jo vetëm për Kamzën, por edhe për vet Tiranën, pasi pozicioni gjeografik e favorizon, por sot zona e Paskuqanit është e pazhvilluar përsa i përket zhvillimit të biznesit, kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe kjo ka sjellë për shkak edhe më pak të punësuar në këtë zonë. Ndërtimi i kësaj rruge do të sjellë zhvillimin e biznesit, e rrjedhimisht do të sjellë më shumë të ardhura për Bashkinë”, tha kryebashkiaku Mziu në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve.

Ndryshe nga gjurma e mëparshme e rrugës, në aksin e ri do të trotuare me gjerësi 2 metra të shtruar në të dy anët e rrugës të cilët do të jenë të shtruar me pllaka, do të këtë ndriçim, gjerësia e rrugës do të jetë 7-8 metra si dhe do të bëhet sistemimi i ujërave të bardha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY