Foto Ilustruese
Një sasi e madhe prej rreth 3 ton bimë narkotike, është kapur në Rrëshen, shkruan në “Facebook” deputeti demokrat, Flamur Noka.
Por për ish-ministrin e Brendshëm, pazaret e drogës kanë futur në konflikt, jo bandat, por uniformat e policisë.
Postimi i plotë i Flamur Nokas në “Facebook”
Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë. Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë.
Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA. Kjo është “Policia që duam” në Kanabistan?
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/