Qeveria zëvëndëson drejtorin e Aviacionit Civil

Qeveria zëvëndëson drejtorin e Aviacionit Civil

79
0
Shares

Kryeministri Rama ka shkarkuar sot drejtorin e Autoritetit Civili pas një propozimi të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishi.

Qeveria liroi nga detyra Aleksandër Lipivanin, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, duke e zëvëndësuar atë me Flamur Çelaj.

Nëndarjen e pushtetit mes PS dhe LSI ky post i lakmuar i përket LSI-së.

Po sot qeveria vendsoi të propozojë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë kandidaturat alternative për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës:

– Për anëtarin e parë:

Znj. Juliana Latifi;

Znj. Leida Matja.

– Për anëtarin e dytë:

Z. Ilir Gëdeshi;

Z. Indrit Baholli.

Po sot me propozimin e ministres Harito qeveria emëroi anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në të:

– Z. Hysen Çela për një mandat 5-vjeçar;

– Z. Erind Merkuri për një mandat 5-vjeçar;

– Z. Aleksandër Xhuvani, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të znj. Irena Beqiraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY