Mijëra studentë këtë vit nuk ndoqën dot një nga dhjetë degët që kishin përzgjedhur në formularin e parë ndërsa të paktën 4000 studentë nga aplikantët nuk patën mundësi të shkonin në shkollë të lartë.
Ky është bilanci i reformës në arsim të ministres më të dobët që ka pasur Shqipëria në krye të shkollave, në një kohë që ka Kryeministër edhe një person me arsim gjysmak.
Ministria e Arsimit dhe e Sportit njoftoi se pas mbylljes së fazës së fundit të regjistrimeve janë regjistruar në total 22 mijë e 963 studentë. Në datën 6 shtator të këtij viti, Lindita Nikolla deklaroi se gjithsej ishin 27 mijë e 600 studentë që kishin aplikuar për të studiuar në universitetet shqiptare.
Rreth 18 mijë prej tyre janë regjistruar në universitetet publike dhe afërisht 4 mijë në universitetet private.
Mbi 4 mijë aplikantë mbetën jashtë auditoreve të shkollës së lartë ndërkohë që plotësonin kriteret e mesatares dhe ende ka kuota bosh edhe në degët më të kërkuara.
Ministria numëron vetëm regjistrimet ndërkohë që ka shkelur mbi dëshirat e mijëra të tjerëve për të përzgjedhur degën si rezultat i reformës së llogaritur keq që përjashtonte nga gara nxënës të shkëlqyer.
Ka mundësi që kuotat bosh të mbushen me militantë të FRESSH ose një procedurë e re korruptive të mbledhë nxënës të dëshpëruar për të mbushur kuotat në këmbim të pagesave nën dorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/