Lu: Sipërfaqet e mbjella me drogë janë shtuar, qeveria duhet të bëjë...

Lu: Sipërfaqet e mbjella me drogë janë shtuar, qeveria duhet të bëjë më shumë

41
0
Shares

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka folur për herë të parë për situatën e kanabisit në Shqipëri. Në një komunikim ‘live’ në Facebook, Lu u është përgjigjur pyetjeve që kanë ardhur në adresë të tij nga disa qytetarë.
Si shqetësim kryesor i qytetarëve ambasadori Lu ka folur edhe në lidhje me situatën e kanabisit në vendin tonë.
Sipas tij, Guardia di Financa është shprehur se ka shtime të sipërfaqes së mbjellë me kanabis, ndërsa tha se DEA është në Tiranë.
“Guardia di Financa tha se ka shtim të sipërfaqes së mbjellë”, është shprehur Lu pas pyetjeve të bëra nga qytetarët.
Ambasadori amerikan ka theksuar se qeveria duhet të bëjë më shumë dhe se përpara se të gjithë duhet të përpiqen për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’, tha Lu.
Ndërsa i pyetur për reformën në drejtësi, theksoi se ajo është me rëndësi për këtë vend “për të larguar gjyqtarët e korruptuar”.
“Reforma do vazhdojë të ecë përpara pavarësisht një vonese të vogël. Reforma është e pakthyeshme, do jetë pjesë e Kushtetutës, nuk ka kthim pas. Dështimi nuk është një opsion për këtë reformë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY