LIBRA e Blushit publikon manifestin, ku e vendos veten ne spektrin politik

LIBRA e Blushit publikon manifestin, ku e vendos veten ne spektrin politik

58
0
Shares

Partia më e re që ka dalë nga PS ka publikuar sonte manifestin e saj. Libra e Ben Blushit tashmë ka zyrtarizuar edhe dokumentin e saj të parë përmes të cilit përcakton edhe disa nga karakterisitikat e kësaj partie.

“…Të revoltuar nga papunësia e qindra mijëra të rinjve, të cilët nuk arrijnë të gjejnë një punë të merituar në kushtet kur administrata shqiptare mbetet pronë dhe parcelë e partive të vjetra dhe jo e shoqërisë,

Të kërcënuar nga mungesa e zbatimit të standarteve demokratike si dhe financimet e dyshimta të partive të vjetra, të cilat janë kthyer në rrezik për pluralizimin, kushtetueshmërinë dhe zgjedhjet e lira në vend,

Të neveritur nga lidhjet e krimit me politikën si dhe nga tendenca gjithnjë e më e dukshme e partive të vjetra për të rekrutuar në administratë e sjellë në parlament individë me precedentë penalë në këmbim të votave,

Të bindur se klasa politike e vjetër do të vazhdojë të prodhojë kriza në dëm të shoqërisë, ngurtësim te demokracisë, pengesë të drejtësisë dhe zvarritje të reformave ekonomike,

Të përcaktuar për të bërë çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes së vendit, duke përshpejtuar procesin e integrimit europian përmes reformave serioze, të shpejta dhe moderne,

Të vendosur për të bërë çdo sakrificë në mënyrë që Republika e Shqipërisë t’i garantojë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim Liri, Drejtësi, Barazi, Dinjitet dhe Solidaritet,

Kemi vendosur te themelojme Listën e Barabartë. Akronimi i saj publik do të jetë LIBRA”, thuhet në hyrje të manifestit.

LIBRA ka faqen e saj zyrtare libra.al, në të cilën do të rregjistrohen me vullnet dhe transparencë të gjithë ata qytetarë që pranojnë rregullat e funksionimit si dhe parimet e saj politike, shkruhet në manifest.

LIBRA është një organizatë politike që merr pjesë në zgjedhje dhe si e tillë do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke kërkuar anëtarësimin e kujtdo që gjen mbështetje, frymëzim dhe ide të reja në programin e saj.

LIBRA do të funksionojë mbi parimin demokratik të vendimarrjes së përbashkët kolegjiale, duke sanksionuar në Librin e Rregullave edhe votimin on line për të gjitha vendimet e saj kryesore si zgjedhjet e brendshme, përcaktimin e qëndrimeve të rëndësishme politike, programin politik dhe përzgjedhjen e kandidatëve për të gjitha llojet e zgjedhjeve që mbahen në Republikën e Shqipërisë.

LIBRA do të respektojë parimin e ndarjes dhe kufizimit të mandateve, duke garantuar të gjithë anëtarët e saj se do të mbetet pronë e përbashkët e vullneteve individuale dhe si e tillë do të funksionojë në mënyrë të përhershme kolegjiale, thuhet ndër të tjera në manifest.

Dokumenti i parë i Libra thekson se kjo parti e përcakton veten si një organizatë politike e qendrës, që beson se Interesi Publik dhe mbrojtja e tij është ideologjia themelore e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY