Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Ambasadorja e Gjermanisë: Ja kujt i ofrojmë mundësinë për t’i dhënë vizë pune

12/07/2017
INTERVISTA/ Ambasadorja e Gjermanisë: Ja kujt i ofrojmë mundësinë për t’i dhënë vizë pune
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Hyrja joligjore në Gjermani është rruga e gabuar. Azil për shqiptarët nuk ka”.
Kjo ka qenë deklarata e ambasadores gjermane, Susanne Schütz.
Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares, Eni Vasili në “News24”, Schütz theksoi se edhe gjatë vitit 2016 ka pasur shqiptarë që kanë kërkuar azil në Gjermani. Ajo i bëri një apel shqiptarëve që të qëndrojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Po ashtu ambasadorja pohoi se e vetmja mënyrë e qëndrimit në Gjermani është leja e punësimit.

Vitin e shkuar shqiptarët ishin mes shtetasve më të shumtë në numër që kërkuan azil në Gjermani. Sa ishte konkretisht numri i azilkërkuesve të ardhur Shqipëria? Mund të kemi disa shifra për këtë vit ju lutem?
Azilkërkuesit shqiptare ne vitin 2015, me një shifër qe shkon deri ne 55 mije persona kane qene grupi i dyte i personave qe kërkonin azil në Gjermani pas atyre siriane. Nëse do te krahasonim gjendjen mes Sirisë dhe Shqipërisë do të vinim re se këtu ka diçka qe nuk shkon tek këto shifra. Ndaj dhe qeveria federale verifikoi gjendjen ne terren ne Shqipëri dhe konstatoi se këtu nuk ka përndjekje me baza politike apo fetare. Me duhet te them gjithashtu se ne vitin 2016 gjendja ka ndryshuar ndjeshëm. Janë shumë më pak shqiptarë që shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil. Ende nuk ka shifra të konfirmuara por numri i azilkërkuesve deri tani është dukshëm më i vogël. Sa i përket kthimeve, mund të them se janë rreth 10 fluturime çdo muaj që nga Gjermania sjellin në Shqipëri azilkërkues. Ndërkohë gjendja e tyre kur kthehen këtu është mjaft dramatike. Ata gjenden përpara hiçit dhe asgjësë. Dy janë mënyrat që I kthejnë azilkërkuesit në Shqipëri, me dëshirë apo me forcë. Në çdo rast ata marrin një penalizim. Nëse kthehen me dëshirë, atyre u ndalohet hyrja në Gjermani për një vit, nëse kthehen me detyrim, u ndalohet hyrja për dy vite e gjysmë.

A është e Gjermania e shqetësua nga ky fenomen gjatë këtij viti, edhe pasi Shqipëria u fut në listën e vendeve të sigurta?
Mund të them se hyrja jo ligjore, azilkërkimi, është rruga e gabuar. Azil për shqiptarët nuk ka. Në vend të kësaj, Gjermania po shikon të zgjerojë mundësitë që shqiptarët të shkojnë dhe qëndrojnë në mënyrë ligjore atje për të gjithë ata që kërkojnë apo kanë siguruar një vend pune apo studimi në Gjermani. Kjo mundësi u ofrohet punonjësve të specializuar. Risia është që edhe shqiptarët me kualifikim të vogël, mund të marrin një vizë pune. Me mbështetjet e Gjermanisë është hapur edhe një zyrë informacioni në Tiranë, Dimak, që ofron konsulencë për qëndrimin ligjor në gjermani. Për mua personalisht është shumë shqetësues fakti që shqiptarët ndoshta nuk janë të informuar sa duhet se në Gjermani nuk lejohet të merret azil. Mes tyre janë edhe shumë të rinj shqiptarë që kërkojnë të largohen dhe unë do të apeloja që këtu të punohet dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një perspektivë sa më të mirë të qytetarëve shqiptar.

A keni një koment se përse shqiptarët largohen nga vendi i tyre dhe kryesisht preferojnë Gjermaninë?
Lidhur me arsyet që i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre nuk do të doja që të spekuloja shumë gjatë sepse ato janë arsye të karakterit thellësisht individual. Megjithatë do të thosha që ekzistojnë shumë mundësi të përmirësimit të jetesës në vend, për të krijuar vende të reja pune, mundësi formimi më të mirë profesional në mënyrë që njerëzit ta kenë më të lehtë aksesin në vendin e tyre të punës duke u përshtatur me nevojat e tregut. Gjithashtu duhet të krijohet një lloj luajaliteti më i madh në shpërndarjen e vendeve të punës dhe në përzgjedhjen e punonjësve dhe kuadrove. Dihet në mbarë botën që korrupsioni dhe nepotizmi janë faktorë që e pengojnë zhvillimin ekonomik të një vendi. Për këtë arsye unë do të përshëndesja përpjekjet e qeverisë shqiptare për të luftuar këtë fenomen. Në këtë drejtim ne, Gjermania jemi duke e mbështetur qeverinë që të arrihet sa më parë në rezultate optimale në mënyrë të veçantë sa i përket zhvillimit të arsimit profesional dhe zhvillimit ekonomik edhe në zonat rurale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.