Prej më se 13 orësh disa lagje të kryeqytetit vuajnë mungesën e furnizimit me energji elektrike. Mësohet se energjia është ndërprerë që prej orës 19:30 të mbrëmjes së të martës dhe nuk është rikthyer ende.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike e justifikon mungesën e energjisë me lëvizjen e Nënstacionit Qendër.
Mbrëmë u njoftua se 4 fidra që lidhen me nënstacionin e Selitës pësuan avari për shkak të mbingarkesës nga mosfunksionimi i Nënstacionit Qendër.
Lidhur me problematikën reagoi edhe Partia Demokratike.
Sekretari Organizativ, Enno Bozdo, tha se luhatjet e forta te tensionit dhe ndërprerja e energjisë ka sjellë djegie të paisjeve elektroshtepiake dhe humbje për biznesin.
“Çmimi i energjise eshte rritur por drita s’ka. Faturat aforfe kërcasin gjithandej, por ne këtë fillim dimri, energjia po nderpritet si kurre me pare.Edi Rama te fut ne burg per faturen, por kur digjen pajisje, kur i le ne erresire qytetaret, kur u shkakton humbje bizneseve, kush mban pergjegjesi, kush duhet te shkoj ne burg?!”, deklaroi Bozdo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/