Image GallerySpecialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të: Ardian Brata, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë; Bujar Hoxha, 21 vjeç, banues në Kamëz Tiranë dhe; Gentjan Bogdani, 23 vjeç, banues në fshatin Skëndërbej Prrenjas.
Këta persona u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur “Ura e Lizës” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa TR 2329 P drejtuar nga shtetasi Bujar Hoxha, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 700 gr. lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”
Gjithashtu shtetasi Gentjan Bogdani ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal më datë 16. 05. 2016 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, “Prishje e qetësisë publike” , parashikuar nga nenet 283/1, 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Lëndën narkotike të dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”; Automjetin tip “Benz” me targa TR 2329 P; Dy aparate celularë të markave të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/