Seksioni kundër narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë, arrestuan në flagrancë 6 persona të cilët dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike në juridiksionin e Tiranës.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasit e mësipërm shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi Nënë Tereza, Pallati i Kulturës.
U organizuan shërbimet policore dhe u realizua kapja në flagrancë e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
Arrestohen në flagrancë për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal
• Romeo Korollari, 26 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
• Rigert Shani, 29 vjeç, banues në Tiranë .
• Bledi Shytaj, 28 vjeç, banues në Tiranë.
• Ani Pushaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.
• Alket Zela ,18 vjeç, banues në Tiranë.
• Aleko Lika,20 vjeç, banues në Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/