Deputetja e PD-së Albina Deda, ka konfirmuar mosndërhyrjen e policisë në një aksion për asgjësimin e 3 ton drogë në një pulari në Rrëshen.
Sipas saj, në Mirditë policia dhe pushteti lokal bashkëpunojnë në korrjen, magazinimin dhe transportin e drogës.
“Vërtetohen ato qe kam thëne ne seance parlamentare per mbulimin me kanabis te Mirditës.
Vërtetohet lidhja e policisë se Mirditës dhe pushtetit lokal me kultivimin, korrjen, magazinimin dhe transportin e drogës (kanabisit qe ka mbuluar Mirditën)
Pazaret e drogës tashme kane kaluar ne përplasje brenda vete policisë se implikuar”, shprehet Deda.
Më pas ajo konfirmon edhe braktisjen që policia vendore i ka bërë aksionit për asgjësimin e kësaj sasie droge.
“Ne këto momente tek magazinat e ish pularisë ne qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi te mëdha droge,
rreth 3 ton droge.
Ndërtesa është rrethuar nga një grup i policisë te krimit organizuar te Drejtorisë Lezhe.
Policia e Rrëshenit nuk pranon te ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu te drejtorisë Lezhë.
Ky është shteti i Kanabistanit”, shprehet më tej Deda.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/